Telegrafi

Më së shumti të hyra nga kompjuterët

Të hyrat totale në këtë treg ishin 144 miliard dollarë, e në këtë shifër dektopët klasik dhe portativët morrën pjesë me 28 miliard dollarë. Prapëseprapë, shitja e kompjuterëve dhe televizorëve gjatë vitit të kaluar ishte paksa më e dobët se një vit më herët dhe besohet se kjo është kështu për shkak të rritjes së popullaritetit të smartphonëve dhe në veçanti tabletëve. Tabletët, në kombinim me e-lexuesit, ishin përgjegjës për 10.7% të të hyrave, e pjesëmarrja e tyre në të hyra në krahasim me vitin e kaluar është dyfishuar.

Në mesin e pesë prodhuesve udhëheqës të elektronikës në SHBA vetëm Apple shënoi rritje të të hyrave dhe atë për 36%. Të gjithë të tjerët, HP, Samsung, Sony dhe Dell, shënuan rritje të shitjeve. /Telegrafi/