Telegrafi

Me qen nuhatës për të diagnostikuar kancerin

Kjo vjen pasi një qen, e ka diagnostifikuar përmes urinës, se pronari tij ka kancer në prostatë.

Që atëherë, ka shumë raste të shpeshta, kur qentë në mënyra të ndryshme, kanë reaguar dhe kanë zbuluar kancerin e njerëzve.

Në projekt do të marrin pjesë qen, që “janë në gjendje të zbulojnë deri në 97 për qind, nëse dikush është duke vuajtur nga kanceri”.

Qentë e stërvitur për të nuhatur urinën e pacientëve, besohet të jetë një metodë shumë më e mirë dhe më e lehtë se biopsitë e dhimbshme.

“Në urinë lirohen molekula të avulluara nga tumori, duke e bërë të ndjeshme për qenin” ka thënë Dr. Iqbal Anjum, lidhur me testet që do të kryhen nga qentë. /Telegrafi/