Telegrafi

Me qëllim marketingu hedh para nga aeroplani

Autori, libri i parë i të cilit ka qenë një bestseller, Tung Desem Waringin, për publikun e gjerë është i njohur për veprimin e tij të çuditshëm të marketingut.

Zëdhënësi i kësaj ngjarje, Diki Sidik, ka deklaruar se policia e këtij vendi ka refuzuar të jap leje për një reklamim të këtillë prandaj hedhja e parave nga aeroplani është zhvendosur në një qytet tjetër.

"Në vend se të shpenzojë shifra të mëdha të parave në marketing të pasuksesshëm më me qejf do t’ua jepnim njerëzve", ka thënë Sidik.

Miliona indonezianë mbijetojnë me diç më pak se dy dollarë në ditë, e kjo ngjarje “ka qëlluar’ tamam me kohë, kur indonezianët janë të goditur nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimit.

Si reklamim për librin e tij të parë, Tung në vitin 2005 ka kalëruar në kalë nëpër Xhakarta i veshur si njëri ndër heronjtë më të shquar të luftës, shkruar Reuters.