Site icon Telegrafi

Me pranga në duar u arratis me automobilin e policisë

Jose ishte arrestuar nga policia me dyshimin për përfshirje në një shkëmbim të shtënash në Bronx dhe për drejtim makine në gjendje të dehur. Policët ia vunë prangat në dorë dhe e mbyllën në ulësen e pasme të automobilit të policisë.

Derisa policët po e kontrollonin makinën e tij, në të cilën gjetën edhe një revole, Jose i dehur tapë arriti të dilte në ulësen e përparme, ta ndizte makinën dhe të arratisej.

Policët gjetën makinën disa kilometra larg vendit të arratisjes. Automobili ishte i demoluar, ndërsa Jose u arrestua sërish të nesërmen. /Telegrafi/

 

Exit mobile version