Site icon Telegrafi

Me pornografi kundër mysafirëve të paftuar

Kjo formë skajshmërisht e çuditshme e ndjekjes së mysafirëve të paftuar është vërejtur nga fqinjët e tij, të frikësuar nga britmat e tmerrshme të seksit, të cilat kanë ushtuar në tërë lagjen.

Amerikani 27-vjeçar Michael Back veçmë ishte ankuar për fëmijët të cilët luanin në hyrjen e shtëpisë së tij, e madje edhe kishte bërë ankesë në polici për zhurmën.

Kur nuk i kanë bërë këto tentime “normale” për të larguar fëmijët e zhurmshëm, Back ia ka lëshuar tërë zërin filmit pornografik.

Kundër tij është ngritur padi për kundërvajtje.

Exit mobile version