Site icon Telegrafi

Me pllakate i hakmerren dashnorit

Në 150 shtylla të rrymës nëpër tërë Southamptonin kanë zbardhur pllakatet me fotografitë e mashkullit anonim i cili është përshkruar si “pervers gjakftohtë dhe i pashpirt”, së bashku me vërejtjen për të gjitha femrat që të ruhen prej tij. Pak kohë pas kësaj është lajmëruar dyzetvjeçari Paul Marshall, mashkulli nga pllakatet, dhe u ka kërkuar falje të gjitha femrave të cilat i ka lënduar në të kaluarën.

Paul ishte në lidhje tetëmuajshe me 44-vjeçaren Lisa Henessy, po ashtu nga qyteti Southampton, mirëpo në të njëjtën kohë po mbante lidhjen edhe me ish të dashurën e tij. Femrat, natyrisht, nuk e dinin për njëra-tjetrën, e kur e zbuluan këtë muhabet vendosën që t’i bien në qafë.

Marshall u ka kërkuar shumë të falur, e ka pranuar gabimin dhe ka thënë se e ka kuptuar se e ka mësuar mësimin. Sigurisht ka ndikuar edhe porosia nga pllakati: “Kujdes nga ky mashkull. Ai është gjakftohtë dhe pervers i cili bën gjah në femra, i shfrytëzon, i mashtron dhe në fund ua thyen zemrat”.

Exit mobile version