1. Gjeni brushë të mirë të dhëmbëve
Tërë efekti i larjes së dhëmbëve humb, nëse ju e bëni me brushë të vjetër.
Blini një brushë që është e aprovuar nga ADA, e cila bën pastrimin adekuat të secilit dhëmbë.
Brushat e vjetra, janë vetëm një bashkimin i baktereve, që shpërndahen më pas në dhëmbë e gojë, transmeton Telegrafi.
2. Përdoreni brushën fortë dhe butë
Gjeni një mes të fërkimit të dhëmbëve.
Ju dëshironi t’i hiqni të gjitha njollat dhe mbetjet në dhëmbë, andaj e fërkoni fortë.
Por, kjo ndikon në dëmtimin e anamelit, që më pas sjell një varg problemesh për dhëmbin.
Fërkoni në atë masë, që vetëm heq mbetjet e ushqimit.
3. Pritni një kohë para se të lani dhëmbët pas ushqimit
Nuk keni nevojë t’i lani dhëmbët, sapo të keni ngrënë ushqim.
Pritni pak kohë, që vet pështyma të përlajë ushqimin e mbetur.
Përndryshe, ju duhet të fërkoni fortë derisa të hiqni mbetjet në dhëmbë, e kjo bën dëmtimin e mbështjellësit të dhëmbit.
4. Mos hani menjëherë pasi të keni larë dhëmbët
Një gjë tjetër që duhet të mbani në mend, është se duhet të pritni një kohë, pasi t’i keni larë dhëmbët.
Kjo e humb efektin që e lëshon pasta.
Kur hani diçka, acidet e ushqimit reagojnë me kemikatet që ka lënë pasta, duke i shkaktuar dëme dhëmbit.
5. Kushtoni kohë larjes së dhëmbëve
Atë që ju kanë thënë se duhet të shpenzoni deri në njëzet minuta, derisa i lani dhëmbët, është e vërtetë.
Ju duhet të siguroheni, se i keni hequr të gjitha mbetjet e ushqimit, nga secili dhëmb.
Larja me nguti, lë pas shumë ushqim, që shkaktojnë dëme dhe kariesit.
E, po ashtu bën që bakteret të qëndrojnë në dhëmbë, duke shkaktuar erë dhe efekte tjera negative. /Telegrafi/