Telegrafi

Me pemë dhe perime kundër kancerit të prostatës

Studimi i realizuar nga Universiteti New South Wales ka zbuluar se ushqimi i cili përmban shumë pemë dhe perime, ndërsa përmban sasi të vogël të mishit, produkteve të qumështit dhe kalciumit, mund të ndihmojë në parandalimin, por edhe në mjekimin e kancerit të prostatës.

Domatet, lulelakra, brokoli, çaji i gjelbër, vitamina E dhe seleni etj, janë disa nga ushqimet dhe produktet, të cilat zvogëlojnë rrezikun për paraqitjen e karcinomës së prostatës.