Telegrafi

Më pak yndyra për lëkurë të shëndoshë

Gjatë një studimi, shkencëtarët kanë analizuar shprehitë ushqyese të 457 meshkujve dhe 600 femrave në Australi.

Pas përcjelljes njëmbëdhjetë vjeçare të pjesëmarrësve në studim, është vërtetuar se personat të cilët kishin konsumuar yndyra kishin qenë për dy herë më të rrezikuar nga përsëritja e karcinomës.

Revista International Journal of Cancer njofton se ky është njëri nga studimet e shumta që paralajmëron personat që kanë vuajtur nga kanceri i lëkurës, që të heqin dorë nga ushqimi i pasur me yndyra. /Telegrafi/