Telegrafi

Më pak kursime në Trust

Trusti Pensional i Kosovës tregon për rënie të atyre që paguajnë për të ardhurat në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Përkundër që Agjencia e Statistikave të Kosovës jep shifra se papunësia është 30 për qind, Institucioni i pavarur, Trusti Pensional i Kosovës tregon për rënie të atyre që paguajnë për të ardhurat në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Numri i kontribuuesve të rinj që kanë hapur llogari në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës gjatë gjashtëmujorit të parë të 2013-s ishte 13, 073, ndërsa për të njëjtën periudhë të 2014-s ishte 13,712. Nëse krahasohen këto dy periudha del se 639 vende të punës janë më pak për një gjashtë mujor.

Kjo tregon se numri i të punësuarve është në trendin e keq dhe ekonomia e Kosovës nuk është duke pasur rritje stabile, shkruan Tribuna.

Ish-drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Lekë Musa, vlerëson se numri më i vogël i atyre që paguajnë për të ardhurat në pagë tregon se edhe vende pune ka më pak.

Ai konsideron se ky është një indikator i keq i zhvillimit ekonomik dhe tregues se në të ardhmen të rinjtë do ta kenë më problem të gjejnë një vend pune. /Telegrafi/