Telegrafi

Më pak fitim në iPadin e ri

Për krahasim, gjatë paraqitjes së iPad 2, versioni 3G i këtij tableti në prodhim kushtonte 276 dollarë, ndërsa pas një viti prodhim Apple zvogëloi çmimin në 248 dollarë. iPadi origjinal me modulin 3G në prodhim kushtonte 248 dollarë. Në iPadin e ri, në krahasim me iPad 2, më të shtrenjta janë 2 komponentë – ekrani, procesori, moduli 4G dhe bateria. Komponenti më i shtrenjtë është ekrani me çmimin prej 70 dollarë, pason bateria e cila kushton 30 dollarë, dhe procesori me çmim prej 28 dollarë.

Pavarësisht nga vlerësimet, analistët nga iSuppli parashikojnë se Apple gjatë këtij viti do të dyfishoj shpenzimet për ekrane. /Telegrafi/