Telegrafi

Më në fund pajtohen të gjithë për ndërprerjen e grevës së mantelbardhëve

Sipas kësaj marrëveshjeje të arritur shumën prej 44 eurosh punëtorëve të shëndetësisë do t’ua paguajnë kuvendet komunale.

Asllan Bajrami kryetar i sindikatës ka thënë se greva e punëtorëve të shëndetësisë mund të quhet e suksesshme.

Gjatë ditës shumë punëtorë shëndetësie, kanë protestuar në QKUK dhe në qendra të tjera të mjekësisë familjare, duke shprehur pakënaqësitë ndaj vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës dhe të Këshillit Kombëtar të Federatës Sindikale të Shëndetësisë për ndërprerjen e grevës. /ktv/