Site icon Telegrafi

Më në fund ia nis edhe Hysi

"Lojtarët që munguan kishin arsye, kurse të tjerët iu përgjigjën pozitivisht ftesës. Jemi me vonesë, por me aq sa pashë unë, futbollistët nuk e kishin humbur energjinë. Dukej që ata kishin punuar dhe nuk ishin ndalur. Kjo stafit ia lehtëson punën për vazhdimin e përgatitjeve. Gjatë kësaj jave do të stërvitemi me këtë intensitet, një herë në ditë, por javën e ardhshme nëse gjejmë lokacionin për stërvitje dhe besoj se do të na ofrohen kushte ku do të ushtrojmë dy herë në ditë. Nga kryesia kemi fjalë të mira që përgatitjet e fundit mund t’i zhvillojmë në Ulqin", ka thënë Ademi për “Kohën Ditore”.

Hysi pjesën vjeshtore e përfundoi në pozitën e tretë me 28 pikë, sa ka edhe Ferizaj që është një pozitë më lartë. Skuadrës së Hysit i është larguar vetëm mbrojtësi Ahmet Haliti që kaloi te skuadra e Besës së Kavajës. "Edhe pse Mentor Zhdrella e ka dorën të thyer, ishte i pranishëm në stërvitje", ka shtuar Ademi. /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version