Site icon Telegrafi

Më në fund flitet për sportin

 Mirëpo, sipas personave të cilët janë marrë me sportin për një kohë të gjatë në Kosovë, ky diskutim në parlament është tej mase i vonuar dhe se është dashur të ndodhë shumë më herët. Sekretari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Nazmi Paçarada ka thënë se si zakonisht edhe kësaj radhe politika është vonuar në aspektin sportiv.

“Nuk ka dyshim që është i rëndësishëm diskutimi i sportit në Kuvend dhe miratimi i projektligjeve, mirëpo të gjitha këto sikur janë të vonuara. Për sportin është dashur të diskutohet dhe të punohet shumë më herët, pasi që nëse një gjë e tillë do të ndodhte më herët sot do të kishim shumë më shumë njohje”.

“Rekomandimet janë shumë të qëlluara. Do të sjellin rezultate pozitive në sport. Obligimi i Kuvendit për të dërguar shkresa zyrtare vendeve që na kanë njohur të lobojnë për ne do t’u lehtësojë shumë punën federatave tona përkatëse drejt ndërkombëtarizimit”, ka thënë Paçarada për Zërin.

Në anën tjetër, përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki e ka cilësuar si shumë hap pozitiv diskutimin dhe miratimin e rekomandimeve për sport.

“Është shumë e rëndësishme që më në fund edhe sporti po zë vend në diskutimi në Kuvend. Mendoj që është një nismë e mirë për shkak se sporti ka rol shumë të rëndësishëm në shoqëri. Ne duhet ta ngremë vetëdijen shoqërore dhe të kemi sa më shumë qytetarë që të merren me sport dhe kjo do të reflektonte në qytetar, prindër, nxënës e punëtorë më të mirë”, ka thënë Bunjaki për Zërin./Telegrafi/

Exit mobile version