Site icon Telegrafi

Më në fund, flamuri i Kosovës do të ngrihet në Rusi

Në këtë Kongres, që mbahet në Sochi të Rusisë, Kosova edhe formalisht do të pranohet në IHF. Pas pranimit formal flamuri i Kosovës do të ngrihet përkrah të atyre të shteteve tjera që janë nën ombrellën e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IOC).

Ky do të jetë një prej rasteve të rralla kur flamuri i Kosovës do të valojë në Rusi, vendin që po i nxjerr telashe të shumta sportit të Kosovës, shkruan kohaditore.

Së fundi pingpongistëve nuk iu lejua flamuri i Kosovës në palestrën ruse ku po mbahej botërori. Probleme më herët kanë pasur edhe Federata e Notit e Kosovës dhe xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Kelmendi që nuk është lejuar të marrë pjesë me flamur të Kosovës, por as si reprezentuesve të Kosovës, vitin e shkuar, kur mbrojti titullin e kampiones së botës,
 

Exit mobile version