Site icon Telegrafi

Më në fund edhe Vushtrria bëhet me semafor

Përkundër zhvillimeve të hovshme që ka arritur Komuna e Vushtrrisë në tetë vjetët e fundit, Vushtrria njihej edhe si qyteti që nuk ka as të vetmin semafor.
Por, ky “epitet “ nuk do të vlejë më, pasi që shumë shpejt në territorin e Vushtrrisë do të nisë së funksionuari semafori i parë.

Pas insistimeve të vazhdueshme të Komunës së Vushtrrisë, Qeveria e Kosovës ka nisur punët në vendosjen e semaforit në udhëkryqin që lidh rrugën “2 Maji” me pjesën e qytetit dhe magjistralen.

Një hap i tillë është mirëpritur nga qytetarët, sepse ky udhëkryq është mjaft i frekuentuar nga banorët e fshatrave e sidomos për nxënësit të cilët vazhdimisht kanë qenë të rrezikuar nga vozitja e shpejt e automjeteve në këtë pjesë të magjistrales. /Telegrafi/

Exit mobile version