Site icon Telegrafi

Më në fund Bunjaku fton Mentor Zhdrellën

Grumbullimi i sulmuesit të Dritës vjen pas polemikave në mediat sportive vendase për mos thirrjen e tij në përfaqësuese për miqësoren e parë të marsit ndaj Haitit. Zhdrella, i cili luan me Dritën e Gjilanit që pas shpërbërjes së ekipit të Hysit nuk pritet të jetë megjithatë futbollisti i vetëm nga Superliga kosovare që do të thirret për miqësoren e këtij muaji në përfaqësuese.

E sigurt është gjithashtu dhe ftesa për portierin e ekipit kampion në fuqi të Prishtinës, Kushtrim Mushica, që pritet të jetë me shumë gjasa rezervë e Ujkanit për këto dy përballje, që do të luhen njëra në Mitrovicë dhe tjetra në stadiumin e Gjenevës. /SportPlus/Telegrafi/ 

Exit mobile version