Shkencëtari, i cili ka diplomuar për aeronautikë, ka habitur edhe kalimtarët e rastit kur u ngjit në murin e shkollës në lindje të Sussexit këtë javë. Ky 39 vjeçar është njëri prej udhëheqësve dhe autorëve të emisionit shkencor “Bang Goes the Theory” në BBC.
“Ideja për ta përdorur makinën thithëse më lindi kur po mendoja se si mund të bëhem superhero nga hiçgjë. Llogarita se makina e thithjes së pluhurave mund ta bartë peshën time,” tha Stansfield.
Ai është shpikës i shumë aparateve të çuditshme siç është motoçikleta e cila lëvizë me ajër të kompresuar. Stansfiled tashmë po punon në një zbulim të ri – vozitjen nga Londra në Manchester me një automobil i cili punon vetëm me kokrra të kafes. /Telegrafi/