Ai ka planifikuar të fluturojë me balona 35 kilometra në lartësinë prej 2.1 kilometra nëpër kanalin anglez të La Manchit. Për ta arritur këtë, ai duhet të fluturojë pa u ndalur ditë e natë.
Trappe bëri një test në shtëpinë e tij në Karolinën Veriore dhe arriti lartësinë 2.1 kilometra.
Jonathan ka planifikuar një ulëse speciale me litarë gjatë fluturimit të tij historik mbi kanalin e La Manchit gjatë verës. Kur dëshiron të aterrojë ai duhet t’i plasë balonat me thikë.
“Çdo herë që shpërthej një balon, dëgjohet dridhja dhe i tërë konstruksioni dridhet, Edhe pse një metodë e tillë e aterrimit është shumë elementare, mendoj se është e efektshme,” thotë aventuristi 37 vjeçar.
Në lartësinë prej 2 kilometrave temperatura është nën zero, ndërsa Jonathan duhet të marr me vete edhe oksigjen shtesë. /Telegrafi/