Site icon Telegrafi

Me motoçikletë arrin shpejtësinë 383 km/h

Paolo Turina, 26-vjeçar, i është shqiptuar një dënim me vlerë prej 200 funtash, ndërsa ai pohon se radari i policisë duhet të ketë qenë defekt, sepse kjo është shpejtësi e paarritshme për motorin e tij.

"Nëse vërtetë e kam arritur këtë shpejtësi, atëherë unë me motorin tim do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të motoçiklizmit. Madje, as Valentino Rossi nuk do të kishte shansë të matej me mia. Çfarë menduan ata se matën – një aeroplan apo?”, ka thënë Turina.

"Nëse gjyqi nuk e merr parasysh ankesën time, atëerë unë do të konkurrojë në librin e rekordeve botërore Guinness – sepse kjo është e pabesueshme”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, policia thotë se radari ka punuar mirë, mirëpo gabimi mund të jetë bërë nga administrata që ka mbushur formularin.

Sidoqoftë, pritet vendimi i gjyqit…. /Telegrafi/

Exit mobile version