Edhe pse eksperimentime të tilla nuk rekomandohen pa udhëzimin e mjekut (sepse p.sh. gjalpi mund ta rritë rrezikun për infeksion), megjithatë ekzistojnë fakte se mjalti mund të jetë i dobishëm për shkak të veprimit të tij anti-bakteror dhe kundër inflamacionit, gjë që ndihmon në përtëritjen e indit.
Rezultatet e dhjetëra studimeve të reja, kanë treguar se mjalti ndikon shumë më mirë në lëkurën e djegur sesa kremrat e ndryshëm.