Site icon Telegrafi

Më mirë në burg sesa i martuar

Kur Janet D. e kuptoi se i dashuri i saj i ardhshëm Torsten, është mashtrues ordiner i cili është i interesuar vetëm për paratë e saj, bukuroshja e hekurt mashtruesin e vuri para dilemës së madhe: “Martohu me mua ose shko në burg”.

Mashtruesi nga Wettini në Gjermani në vitin 2005 iu përgjigj shpalljes së Janetit në internet, duke thënë se është në spital dhe është i sëmurë nga kanceri, derisa në të vërtetë gjendej në burg.

Kur Torsten doli nga burgu më 2008, Janet u dashurua në të dhe ata kaluan disa mbrëmje romantike së bashku.

Ai e gënjeu se është një biznesmen, ndërsa ajo kuptoi se derisa ishte në burg kishte mbajtur korrespodencë edhe me 150 femra tjera. Përkundër të gjithave, Janet edhe më tutje dëshironte të martohej, por Torsten e la atë për një motër medicinale.

Torsten S. ka mundur shumë lehtë t’i shpëtojë burgut, por ai vendosi që ta lë fatin e tij në duart e gjykatës dhe tash duhet t’i kalojë tre vjet në burg për veprat që ka bërë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version