Telegrafi

‘Më mirë ndaj një ekipi të La Ligas sesa ndaj Cordobas’

Lideri i kampionatit spanjoll të mërkurën udhëton në Andaluzi për të luajtur ndaj ekipit që e eliminoi Real Sociedadin, ndërsa Vilanova mendon se do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e komplikuar.

“Më duhet të them se është shumë vështirë dhe është një ndeshje e komplikuar. Më mirë do të luaja ndaj një top-skuadre”.

“Këto nuk janë vetëm fjalë, kështu mendoj dhe do të preferoja të luaj ndaj një ekipi të Primera Liga”, ka deklaruar trajneri spanjoll. /Telegrafi/