Telegrafi

Më mirë me peshë të tepërt sesa vazhdimisht në dietë

Përmes një studimi të ri, shkencëtarët nga Universiteti York në Kanada kanë ardhur në përfundim se të jesh i hollë nuk është gjithmonë mirë, ndërsa kanë pohuar se pesha e tepërt është më e mirë se dietat e vazhdueshme, duke qenë se atëherë njerëzit hanë siç duhet.

Sipas tyre, njerëzit që kanë tepricë kilogramësh dhe që janë të shëndoshë jetojnë njësoj sikurse njerëzit e hollë, prandaj nuk janë në rrezik që të vdesin nga sëmundjet e zemrës.

“Zbulimi ynë tregon se jo të gjithë njerëzit me peshë të tepërt duhet të humbin në peshë. Përveç kësaj, është e mundur që dieta t’u bëjë më shumë dëm sesa kilogramët e tepërt”, kanë thënë autorët e studimit, duke shtuar se njerëzit me peshë të tepërt mjafton të merren me aktivitet normal fizik dhe të konsumojnë më shumë pemë dhe perime.

Studimi është i bazuar në përcjelljen 16-vjeçare të 6.000 amerikanëve me peshë të tepërt trupore. /Telegrafi/