Site icon Telegrafi

Me mini-helikopter kontrabandojnë celularët në burg

Banda është kapur duke tentuar që t’ua dërgojë kolegëve të tyre brenda në burg 14 celularë dhe 500 dollarë të ngjitura për helikopterin lodër i cili funksionon me teledirigjim.

Policët gjatë kontrollit të tyre rutinor i ka gjetur ata duke qëndruar ulur mbi një automjet të marr me qira në afërsi të burgut, ku ka shumë shefa të mafiozëve dhe kriminelë të rrezikshëm.

Pjesëtari më i ri i bandës, shtatëmbëdhjetëvjeçar, ka pranuar se i kanë marrë 5.000 dollarë për operacionin në fjalë, dhe se është dashur të marrin edhe 5.000 tjera me të kryer punën. Ai nuk ka pranuar se për kënd ishin dedikuar telefonat.

Në mënyrë që të kryejnë aktivitetet e tyre kriminale, gangsterët brazilianë duhet të kontrabandojnë celularë në burg, e në të njëjtën kohë shërbehen edhe me pëllumba që bartin letra dhe Bibla të shpuara.

Exit mobile version