Site icon Telegrafi

Me mijëra vetë përkrahin Chavezin përpara referendumit

Korrespondenti i BBC-së për Amerikën Latine thotë se sigurimi i fitores në referendumin e së dielës po duket më i vështirë sesa mendonte zoti Chavez.

Duke iu drejtuar turmave të entuziamuara në Caracas, zoti Chavez tha se ndryshimet që do të bëjë ai do t’ia kthejnë pushtetin popullit.

Kundërshtarët e tij i quajnë ato një rrëmbim pushteti që do t’i bëjnë të mundur presidentit të rizgjidhet pa kufi.

Presidenti venezuelian po ashtu akuzoi qeverinë e SHBA për ndërhyrje gjatë kësaj fushate.

Ai kërcënoi se do të pakësonte eksportet e naftës në SHBA po qe se rezultati i votës do të çonte në përdorim të dhunës.

Exit mobile version