Telegrafi

Me mesazh në shpinë, që të mos e pengojnë në punë (Foto)

Mos të flasim kur kjo ndodhë në momentin që jeni duke punuar me shpejtësi, sepse shefi është nervozuar që ju ende nuk jeni gati.

Për këtë, mund të marrim shembull një mashkull, transmeton Telegrafi, i cili e ka ngjitur në shpinë një poster, ku shkruan “Mos më shqetësoni”.

Në mesazhin e tij, shkruan:

“Jam duke punuar në një ditë me orar të tendosur”.

“Përjashtimet lejohen vetëm në raste urgjente dhe të jashtëzakonshme, siç janë:

Ju jeni në zjarr dhe unë jam njeriu i vetëm që mund të ju nxjerrë?

Unë kam marrë flakë dhe nuk po e kuptoi?

Apo është kjo e dyta?”.

Më tej, ai e ka inskenuar një bisedë të kotë, që do të mund të ndodhte, sikur dikush të pengonte gjatë kryerjes së punës.

“Si po shkon?

Mirë.

Në çfarë po punoni?

Gjëra.

Si po shkojnë punët?

Shikoni përgjigjen e parë.

A flenë delfinët?

Po sigurisht që flenë, sepse janë gjitarë dhe ata flenë”.

“Kaloni një ditë të mirë” është përfundimi që i ka dhënë ai, mesazhit të vënë në shpinë. /Telegrafi/