Telegrafi

Me maskë në kopsht

Ekspertët e kanë rekomanduar këtë këshillë pas informatave se një britanik, 47-vjeçar, duke punuar në kopsht kishte zhvilluar komplikime serioze të rrugëve të frymëmarrjes, me ç’rast kishte vdekur.

Dëmtimi i mushkërive gjatë punës në kopsht është i rrallë, mirëpo është i mundshëm, sidomos te personat të cilët janë të prirë për të pasur probleme me mushkëritë, pohojnë shkencëtarët.

Të tillë janë duhanpirësit ose ata të cilët e kanë lënë duhanin, personat të cilët kanë punuar në ambient me pluhur ose personat të cilët kanë reagim të keq të sistemit imunitar.