Site icon Telegrafi

Me manifestin “Ayrton SENNA” Prishtina shënon fillimin e sezonit të automobilizmit

Ngjarja do të organizohet para monumentit NEWBORN në Prishtinë, ku do të vendosen veturat e garuesve nga Kosova, Vetura Odtimer, si dhe motorë të ndryshëm.

Ndërkaq më 3 dhe 4 maj do të fillojë edhe sezoni i rregullt 2014 me garën e parë në Grashticë/Staove në kuadër të Kampionatit të Automobilizmit të Kosovës në disiplinën kodrinore malore, të organizuar nga autoklubi DTM Prishtina.

Në këtë garë pritet të marrin pjesë garuesit e rregullt nga Kosova dhe Shqipëria. Si rezultat i përgatitjeve dhe investimeve të bëra nga garuesit në veturat e tyre dhe shtimit te numrit te garuesve, gjatë këtij sezoni pritet një konkurrencë e ashpër mes garuesve në kategoritë përkatëse.

Ftohen të gjithë dashamirët dhe simpatizuesit e autosportit t’i përcjellin këto dy manifestime. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version