Site icon Telegrafi

“Më maltretojnë në burg, vazhdimisht më lëshojnë filma me luftë”

Ai tha se këta filma e maltretojnë pasi “me forcë” detyrohet t’i shikojë skenat e përgjakshme dhe me luftë. Nuk është vetëm ai që është ankuar, ndërsa thotë se filmat i përzgjedhë sherifi lokal, Jack Parker.

I burgosuri u dërgoi letër mediave në Florida në të cilën sqaroi se i ka ndodhur që të njëjtin film ta shoh deri në tri herë në ditë. Poulin u dënua pasi ishte arratisur pas një aksidenti trafiku ku kishte vdekur një person.

Drejtoresha e burgut Susan Jeter, deklaroi se burgu nuk është fajtor për dëmtimin e shëndetit të tij pasi të burgosurit mund të zgjedhin se cilat filma dëshirojnë t’i shohin ose cilat libra dëshirojnë t’i lexojnë, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/

Exit mobile version