Site icon Telegrafi

Me lot dhe mallëngjim – shokët kujtojnë Triumfin (Foto)

Natën e të shtunës Telegrafi raportoi ekskluzivisht nga vendi i ngjarjes për vdekjen e 20 vjeçarit Triumf Shabani, i cili ndërroi jetë teksa po luante futboll me miqt e tij.

“Kemi qenë të gjithë këtu, jemi ofruar për ti dhënë ndihmë, kemi pritur, por kur erdhi ndihma e shpejtë, ai ndërroi jetë”, rrëfen një nga shokët e Triumfit.

“Është sikur ëndërr, por ndoshta kështu ka qenë e shkruar”, ka rrëfyer një shok tjetër.

Edhe trajneri i Triumfit, ka fjalët më të mira për Triumfin. Thotë se ishte një nga futbollistët më të përgatitur në Kosovë.

Edhe në familjen Shabani, dhimbja është e madhe e familjarët vështirë mund ta pranojnë humbjen e tij.  /Telegrafi/

 

Exit mobile version