Site icon Telegrafi

Me lopë në supermarket, për të kundërshtuar çmimin e qumështit (Video)

Derisa javën e kaluar morën gjithë qumështin e paketuar dhe e dërguan tek arka e supermarketit, këtë fundjavë ndërmorën një aksion tjetër.

Fermerët i kanë marrë lopët dhe i kanë futur në supermarketin që e zotëron firma Asda, që gjendet në Strafford, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit kanë mbetur të befasuar me lopët, e ka pasur edhe të atillë që i kanë fotografuar dhe kanë shkuar t’i përkëdhelin.

Në moment që ka shkuar Policia, ata i kanë nxjerrë lopët përjashta, pa bërë ndonjë rezistencë.

Zyrtarë të kompanisë nuk kanë dhënë ndonjë koment lidhur me aksionin e fundit të fermerëve që nuk po pajtohen me pagesën e qumështit. /Telegrafi/

Exit mobile version