Telegrafi

Me ligjin e ri përfitojnë pensionistët

Ministri në dorëheqje i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, i ka thënë gazetës Lajm se ky ligj është dashur të miratohet deri në fund të vitit. “Për fat të keq, ka ndodhur kjo që ka ndodhur me qeverinë, por sidoqoftë qeveria e ardhshme do të duhej ta shqyrtonte atë. Ne e kemi përgatitur ligjin teknikisht. Ligji rregullon statuset e atyre që kanë paguar kontributet 15 vjet para luftës, rregullon të drejtat në pensionet bazë, por edhe ato familjare dhe të punës”, thekson Rashiq.

Sipas këtij ligji, të ardhurat për pensionistët kontributdhënës do të rriten nga 80 në 100 euro, ndërsa pensionet e pleqërisë nga 45 në 65 euro. Për përgatitjen e këtij ligji, përveç Ministrisë së Punës është përgjegjëse edhe Banka Qendrore e Kosovës. /Telegrafi/