Telegrafi

Me letra, 265 mijë të papunë

Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), 56 për qind është arritur shkalla e papunësisë në Kosovë te të rinjtë nga mosha 15 deri në 24 vjeç.

Edhe nga Ministria e Punës tregojnë se numri i punëkërkuesve ka shkuar duke u rritur. Ne qershor të këtij vitit gjithsejtë 272.096 persona ishin të regjistruar si të papunë, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprakë numri i punëkërkuesve ishte 265.531, shkruan Zëri.

Kjo tregon se për një vit numri i punëkërkuesve është rritur për 2.5 për qind. /Telegrafi/