Site icon Telegrafi

Me letër, Serbia e bën Brezovicën “pronë të veten”

Qeveria e Serbisë, në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme, ka miratuar një tekst shpalljeje në të cilin investitorëve potencialë iu tërhiqet vërejtja se Qendra e për ski “Brezovica” është në pronësi të Serbisë dhe se vendimi për eksproprijim i marrë nga Prishtina është i jashtëligjshëm, raporton Veçernje Novosti, transmeton Koha.net.

“Qeveria e Republikës së Serbisë në mbledhjen e jashtëzakonshme të sotme ka konfirmuar Përfundimin me të cilin është miratuar testi i njoftimit me të cilin njoftohen investitorët potencialë se Qendra e skijimit ‘Brezovica’ në territorin e krahinës autonome të Kosovë e Metohisë është në pronë të Republikës së Serbisë dhe se vendimi për eksproprijimin e këtij kompleksi që e kanë marrë institucionet e Kosovës,është i paligjshëm”, theksohet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë për mediat. /Telegrafi/

Exit mobile version