Site icon Telegrafi

Me lakuriqësi thyejnë rekordin (Video)

Përveç se treguan kurajën të zhvishen lakuriq në praninë e mediave dhe shikuesve kuriozë, ndoshta më mbresëlënës është fakti se ata u lanë në orën 8 të mëngjesit, në një ditë të vranët duke u zhytur në ujin e akullt të detit.

Metro shkruan se zhurmat e tyre të gëzimit dhe emocioneve u ndërprenë nga britmat e shokut pasi u zhytën në ujin e ftohtë akull.

Megjithatë, të gjithë vazhduan dhe arritën ta thyejnë rekordin e deritashëm me vetëm 250 notues lakuriqë.

Organizatorët e kësaj ngjarjeje grumbulluan mbi 5.000 funte, të cilat do t’ia dhurojnë shoqatës bamirëse “Marie Curie Cancer Care”. /Telegrafi/

Exit mobile version