Por kësaj gjendje të mjerueshme te klubi gjakovar i erdhi fundi. Tani klubi ‘kuqezi ’po mundohet ta rimarrë vetën, derisa në xhirot e fundit të ndeshjeve të zhvilluar shihet një përmirësim i madh.
Futbollisti i kësaj skuadre Gjergj Bushaj, tregon se më ardhjen e kryesisë së re gjendja në klub ka ndryshuar për të mirë.
“Po me ardhjen e kryesisë te re klubi ka marr kahje tjetër për të mirë. Sa i përket lojës ne jemi duke u munduar që në çdo ndeshje të luajmë futboll cilësor dhe të bukur për syrin e shikuesve. Ndonjëherë fati po na mungon, por që gjithsesi kemi arritë të përmirësohemi dukshëm”, ka thënë për Kosovalive, Bushaj.
Sipas Bushajt, puna profesionale dhe e palodhshme e trajnerit Arsim Gojanit, gjithsesi që ka ndikuar që skuadra gjakovare në këto javët e fundit ta përmirësojë lojën e po ashtu edhe rezultatet.
“Trajneri Gojani është duke bërë një punë të shkëlqyeshme bashkë me stafin e tij. Së bashku jemi duke punuar intenzivisht që gjërat në klub të zhvillohen e të kenë një qasje pozitive.
Shpresojmë tani vetëm në rezultate në favor të ekipi tonë, pasi që mendoj se klubi ynë është njëri ndër ekipet më të mira në Ligën e Parë edhe përkundër rezultateve negative që kemi pasur deri tani. Do të mundohemi ta rikthejmë ‘namin’ e klubit tonë, për hir të tifozëve dhe dashamirëve të këtij klubi”, ka pohuar sulmuesi gjakovar.
Bushaj është njëri ndër futbollistët kyç te skuadra gjakovare dhe në ndeshjen e fundit që ekipi i Vëllaznimit e zhvilloi me Rahovecin, ai ishte njëri ndër realizatorët e golave, ndeshje kjo e cila përfundoi me fitore të ekipit ‘kuqezi’ me rezultat 3:0.