Site icon Telegrafi

Me kikirikë kundër alergjisë në kikirikë

Shkencëtarët nga Universiteti i Cambridget, në fakt, fëmijëve alergjikë në kikirikë, iu kanë dhënë sasi të vogël të kikirikëve çdo ditë, ndërsa pas një periudhe disamuajshe kanë vërejtur rritje të tolerancës në kikirikë dhe reduktimin e reaksioneve alergjike.

Ky nuk është studimi i parë që tregon se dhënia e alergjenëve në ushqim me kalimin e kohës mund të zvogëlojë reaksionet alergjike te personat alergjikë pikërisht në këto alergjenë.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se kjo duhet bërë vetëm nën përkujdesje të ekspertëve dhe jo vetvetiu. /Telegrafi/

Exit mobile version