Mësoni këto kombinime për të mos u vonuar kurrë në mëngjes.
Ky është kombinimi më i lashtë por, për shkak të hijes prej ‘zonje’ që ai krijon, nuk ka dalë asnjëherë nga moda. (majtas, një modele e Javës së Modës së Parisit, në mes, Giovanna Battaglia, djathtas, Lily Collins)
A mund të ketë më Barbie se kaq? Janë dy ngjyra plot feminilitet, e nëse i bëni bashkë, nuk do të ketë njeri që të mos e kthejë kokën! (Majtas, So Park, në mes, Lily Donaldson, djathtas, Linda Tol)
Këto ngjyra të veshura së bashku, janë mënyra më e mirë për t’u dukur klas edhe duke u veshur në stil ‘country’.
Quajeni veten një detare! Me këto dy ngjyra nuk gaboni asnjëherë, duke u dukur thjesht dhe pastër.
Sepse, e kuqja i jep gjithmonë gjallëri grisë, që njihet si një ‘ngjyrë e vdekur’
Këto janë të dyja ngjyra shumë mondane, që të veshura bashkë ju bëjnë të dukeni gjithmonë sikur keni shpenzuar shumë për pamjen tuaj, shkruan Anabel. (Majtas, Candela Novembre, në mes, Sienna Miller, djathtas, një vajzë në rrugët e Parisit)
Sidomos e kaltra në tonet e hapura, kur kombinohet me të argjendtën e shkëlqyeshme, jep efektin e një qielli të pastër në pasditet e vrenjtura të vjeshtës. (Majtas, fashionistja Giovanna Battaglia, djathtas, Alexa Chung). /Telegrafi/