Telegrafi

Me kërkesë të kryetarit, banorët bëjnë nga tre orë gjumë për çdo pasdite

Kryetari i vendit, Joan Faus Vitoria, ka kërkuar nga punëdhënësit që t’i lirojnë punëtorët dhe prindërit të kujdesen për fëmijët që janë në shtëpi prej orës dy deri në pesë të pasdites.

Askush nuk dënohet nëse nuk fle, por mjafton të mos bëjnë zhurmë të panevojshme për tre orë të caktuara gjatë pasdites, transmeton Telegrafi.

Vendimin e tij zyrtar, kryetari Vitoria e ka arsyetuar me atë se “pas një gjumi të mirë, të gjithë do të jenë më të relaksuar dhe do të kenë më shumë vullnet për punë”. /Telegrafi/