Telegrafi

Me kantarion kundër depresionit

Dr. Klaus Linde së bashku me kolegët nga Universiteti në Munih, ka ardhur deri tek ky rezultat me krahasim e efekteve të kantarionit me efektin e placebos apo edhe disa anti-depresivëve, në 5.500 pacientë të sëmurë nga depresioni i rëndë.

Kantarion jo vetëm që është treguar më i efektshëm sesa placebo, por gjithashtu aq i efektshëm sa anti-depresivët të cilët përdoren në shërimin e depresioneve të rënda.
Kantarion ka shumë më pak efekte sekondare sesa ilaçet të cilat zakonisht përshkruhen kundër depresionit, kanë theksuar autorët e hulumtimit.

Në Gjermani kantarioni rregullisht u rekomandohet të sëmurëve nga depresioni. /Telegrafi/