Site icon Telegrafi

Me kafeinë kundër sklerozës multiple

Në të vërtetë shkencëtarët u kanë dhënë minjve dozën ekuivalente me gjashtë deri në tetë filxhanë kafe në ditë, e cila u ka ndihmuar atyre në luftën kundër encefalomielitit autoimun, që tek njerëzit është e njohur si skleroza multiple.

Edhe pse nevojiten edhe shumë hulumtime të reja, shkencëtarët nga universiteti Cornell thonë se ky zbulim do të mund të sillte deri tek mënyrat e reja për shërimin e sklerozës multiple. Kafeina, në fakt, bllokon adenozinën e cila është përgjegjëse për proceset biokimike në trup si transmetimin e energjisë apo fjetjes.

Adenozina aktive u lejon qelizave imune të kalojnë deri tek truri dhe tek palca kurrizore, që tek skleroza multiple sjell deri tek dëmtimi i tyre.

Nëse adenozina është e bllokuar, nuk u lejon qelizave imune kalim deri tek palca kurrizore dhe truri, dhe me vet këtë nuk ka dëmtime.

Tek minjtë të cilët kanë pirë kafeinë sëmundja nuk ka përparuar.

Exit mobile version