Telegrafi

Me jogurt kundër alergjisë

Në studimin e bërë nga shkencëtarët finlandez janë përfshirë shtatzënat të cilat kanë pasur alergji, dhe shtatzënat, partnerët e të cilave vuajnë nga alergjitë e ndryshme, me qëllim që të vrojtohet ndikimi i probiotikëve te fëmijët me rrezik të lartë nga alergjia, meqë dihet se në zhvillimin e alergjisë një rol të rëndësishëm luan edhe trashëgimia.

Shtatzënat kanë filluar të marrin probiotikë në muajin e tetë të shtatzënisë, ndërsa fëmijët e tyre kanë qenë për 30 % më pak të rrezikuar nga paraqitja e ekzemës atopike, e cila është forma më e hershme e manifestimeve alergjike.