Site icon Telegrafi

Me jogën e fytyrës deri te pamja rinore

Për shikim më të shprehur: vini mollëzat e gishtit tregues dhe të gishtit të mesëm në tëmtha dhe shtypni me ritëm të njëtrajtshëm, duke e ngritur shikimin lart dhe poshtë, transmeton Telegrafi.

Ushtrimi për formësimin e eshtrave të mollëzave: vini dy gishta nga ana e jashtme e birave të hundës dhe duke buzëqeshur tërhiqini në drejtim të gropës në mes eshtrave të mollëzave dhe nofullës. Numëroni deri në dhjetë.

Ushtrimi kundër rrudhave përreth buzëve: bashkoni nga dy gishta nga se cila anë e mjekrës dhe tërhiqni në drejtim të faqeve, një herë nën buzën e poshtme e pastaj mbi buzën e sipërme. Përsëriteni 20 herë.

/Telegrafi/

Exit mobile version