Site icon Telegrafi

Me hakerizëm arrin deri tek puna

Owen Thor Walker është liruar nga burgu vitin e kaluar, ku ka qëndruar për shkak se ka krijuar dhe dërguar viruse si dhe iu ka qasur të dhënave private në kompjuterët e kompanive dhe individëve, duke shkaktuar dëm prej 20 milionë dollarësh.

Gjeniu i informatikës, i cili e ka krijuar një virus të cilin as programet mbrojtëse nuk kanë mundur ta zbulojnë, ka fituar vend punë në kompaninë TelstraClear, që është filial i grupit australian të telekomunikacionit Telstra.

"Ai jep këshilla për mënyrat e zvogëlimit të rrezikut dhe motivet e cyber-kriminelëve", ka thënë për “Radio New Zealand” drejtori i kompanisë Chris Mirams.

"Ai me të vërtetë dëshiron që me të gjitha njohuritë dhe aftësitë e tij t’i ndihmojë firmat nga Zelanda e Re”, ka shtuar Mirams.

Exit mobile version