Vetëm 85 gramë të këtyre produkteve arrore në ditë, tek personat me diabet të tipit 2, i relaksojnë enët e gjakut, e ulin presionin dhe çojnë në një ngarkesë më të vogël të zemrës, pas vetëm katër javësh të konsumit të përditshëm.
Profesoresha e Shëndetit biobehavioral dhe nutrologia Shiloh West, e cila e udhëhoqi studimin në Universitetin e Pensilvanisë, thotë se produktet e arrave janë një përbërës i rëndësishëm i dietës tek personat me diabet.
"Edhe pse janë të pasur me yndyrë, bëhet fjalë për yndyrat e mira dhe përmbajnë edhe fibra të dobishme, kalium dhe antioksidantë", ka thënë ajo.
Një studim i publikuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane për Mbrojtjen e Zemrës, ka përcjellë dy grupe të subjekteve që konsumonin ushqime të ndryshme të së njëjtës vlerë kalorike.
Pas dy javësh në një dietë tipike amerikane e cila përbëhet nga 36 për qind të yndyrës dhe 12 për qind të yndyrës së ngopur, pjesëmarrësit u ndanë në një grup që kishte marrë dietë standarde për pacientët e zemrës, me shtimin e dy dozave të fëstëkëve në ditë.
"Pas dietës the fëstëkë, enët e gjakut ishin më pak të tensionuara dhe më të hapura gjatë testit të ngarkesës", thotë West.
Hulumtuesit thonë se fëstëku e rrit aktivitetin e nervit vagus, një pjesë e rëndësishme e sistemit parasimpatik, i cili mund të dëmtohet nga diabeti. /Telegrafi/