Federata Evropiane e Xhudos (EJU) para pak çastesh ka shpallur xhudistin pejane si më të mirën në Kontinentin e Vjetër.
Majlinda këtë epitet e ka marr pas triumfit në Kampionatin Evropian që u mbajt në Francë duke fituar medaljen e artë.
Trajneri i Majlindës, Driton Kuka përmes profilit të tij në Facebook, ka konfirmuar se Majlinda është shpall xhudistja më e mirë në Evropë.
“Në Montpellier të Francës para disa minutave edhe zyrtarisht Majlinda shpallet xhudistja më e mirë e Evropës për vitin 2013….Majlinda u shpall më e mira për vitin 2013, gjatë një ceremonie”, ka shkuar Kuka.
Xhudistja pejane të enjten që lamë pas rrëmbeu medaljen e artë në Evropianin e Xhudos, duke mundur në finale xhudisten nga Rusia, Natalia Kuziutina. /KP/Telegrafi/