Gjuetari i njohur vetëm si Huang, e ka marrë reptilin dhe e ka dërguar në kopshtin zoologjik të qytetit Nanning.
Ekspertët e biologjisë kanë thënë se gjarpri që është i vjetër dhjetë ditë, ka nga një tru në secilën kokë, transmeton Telegrafi.
“Secili tru po urdhëron që të shkojë në drejtim të kundërt, por është e pamundshme shkaku i bishtit të përbashkët”, ka thënë një ekspert i kafshëve.
Mësohet se gjarpri ka filluar të hajë, që do të thotë se ai mund të rritet. /Telegrafi/