Site icon Telegrafi

Me dhëmbë ngre peshën deri në 150 kilogramë

Chukwama tha për Reuters se kishte zbuluar talentin krejt rastësisht, duke luajtur në njërën prej paralagjeve më të varfra të Lagosit.

Chukwuma bëhet idare kryesisht duke performuar nëpër rrugë ose në festat private. Ai e pranon se është lënduar disa herë duke u përpjekur të ngrejë peshë sa më të madhe, por më së tepërmi vëmendje i kushton dhëmbëve të tij.

Michael thotë se ai mund të ngrejë me dhëmbë deri në 350 kilogramë, por këtë i mbetet edhe ta dëshmojë. /Telegrafi/

Exit mobile version