Telegrafi

Me çokollatë kundër migrenës

Në një studim të fundit ata kanë bërë të ditur se çokollata, e cila është e pasur me kakao, ul proceset e inflamacioneve neurologjike të lidhura me migrenën.

Migrena, një lloj karakteristik i kokëdhimbjes, prek 10-15% të popullatës, ndërsa femrat vuajnë dyfish më shumë se sa meshkujt.

Sipas rezultateve të studimit, konsumi i përditshëm dhe i vazhdueshëm i produkteve që përmbajnë kaka, si për shembull çokollatës, ul krijimin e ndezjeve dhe rrit nivelin e faktorëve anti-inflamator, e me këtë ul rrezikun e vuajtjes nga migrena.